• Përshëndetje Irena! Fillimisht të falenderojmë shumë për pranimin e ftesës sonë për një intervistë! Lë të vazhdojmë dhe të mos humbim kohë...
- Përshëndetje! Faleminderit për ftesën! Ishte një kënaqësi të pranoja për intervistën tuaj!
• Ti je këngëtare e re në fushën e muzikës,pra iu ke nënshtruar industrisë së muzikës vitin që lamë pas.SI lindi ideja që ti të bëhëshe këngëtare?
- Ideja nuk është së më lindi por e kam patur gjithmonë deshirën e të këndimit por e kam lënë pas , pra nuk e kam arritur ta çoj deri në fund për arsye të jetës familjare.Muzika është ëndrra ime e parë e fëmijerisë, pra me një fjale në këngë gjej qetësinë e shpirtit tim.
• Ti deri tani ke bere 4 kenge , cila kenge te pelqen me se shumti?
- Po kam bërë 4 këngë deri tani. Katër këngë për një periudhë të shkurter ngaqë mundësitë e mija janë të kufizuara për arsye se unë jetoj jashta Shqipërisë.
• Eshtë ndonjë nga këngët e tua të shkruara nga ti ose të ka ndodhur ty në jeten reale apo i këndon dashurisë së përditshme, gjërat që sheh që ndodhin?
- Jo. Asnjë nga këngët e mija nuk është e shkruar nga unë përveçse ndonjë modifikim i vogël në tekst.
I këndoj dashurisë së përditshme, i këndoj gjërave që unë vete personalisht ndjej, prandaj kam zgjedhur ato tekste.
• Duke qense je kengetare dhe teper e rezervuar ke kohe te mjaftueshme per familjen tende?Kemi degjuar se je edhe mama prej disa vitesh dhe me te vertet te komplimentojme per linjat e trupit qe keni!
- Eh! Koha është një problem teper i madh. Jo vetëm për përsonat V.I.P por edhe për përsonat e thjeshtë. Jam mama prej shumë vitesh dhe nuk jam mësuar të largohem për shumë kohë të gjatë nga fëmijët pasi unë duhët të kujdesem për ta në çdo moment, dhe madje i përkrah shumë. Kjo është arsyeja pse unë refuzoj shumë kërkesa për turne të gjata larg tyre.
• Ka patur pushime për Irenën këtë vit?
- Po falë Zotit pushimet i kam bërë e qetë!
• Ku je e vëndosur për momentin në Itali apo në Shqipëri?
- Për momentin jam në Shqipëri.Edhe pas shumë vitesh në vëndlindje, kam filluar që të vij shpesh ne ''Shqipërinë tonë'' më të vërtetë më kishte marrë madhi shumë për vendlindjen time.
• Pëveç muzikës, ka ndonjë profesion tjetër që ke deshirë te bësh përveç muzikës?
- Muzika është dëshira ime e parë siq e thashë edhe pak më parë. Pastaj vjen kërcimi dhe moda. Kam punuar dhe ushtruar edhe në këto fusha. Por jam ndaluar shumë herë për arsye të ndryshme familjare.
Perveq qe esht e bukur ka edhe nje ze shum te kendshem dhe te pelqyren nga fansa te shumt nga kjo bukuroshe pritet shum dhe kjo do te arrij kulmin e suksesitdhe do mbi 7 milion shqipetar duhet te jen krenar me ket yll te muzikes shqiptare
ReplyDelete