- Fillimisht Egzona te falenderojme shume per pranimin e fteses per nje interviste nga stafi yne!
Asgje! Kenaqesia ishte e imja!
- Le te mos humbim kohe dhe te vazhdojme me pyetjen e pare...
Si ka lindur deshira per tu bere kengetare? Deshira ime per te qene kengetare lindi qe ne moshe te vogel. Gjithmone ne familjen time degjohej kenge, meqe edhe babain e kam kengetar. Fillova te kendoja ne koncertet qe mbaheshin ne shkolle, pastaj u formua shoqeria kulturore artistike "Tradita" dhe fillova te marr pjese ne kete shoqeri, pastaj performova ne koncertin e babit "Gezim Salaj Show", kurse tani jam ne shkollen e mesme artistike "Prenke Jakova" ne degen kanto ne vit te pare. - Si ka ndikuar tek ti paraqitja e kenges se pare, dhe si ishte te performoje ne show-in e babit tend?Pse zgjodhe pikerisht ate per te provuar veten? Nuk mund ta quaj ''kenga ime'' sepse ajo eshte nje kenge e vjeter popullore e kenduar nga shume kengetare te tjere por une mendova ta sillja ne menyren time.Kenga ime e pare ka ndikuar shume mire. Personat te cilet per pelqejne kengen time jane me shume ata qe jane te dhene pas muzikes popullore pasi edhe ajo eshte ne ate zhaner. Muzike popullore si fillim por pastaj nuk i dihet... Persa i perket show-it te babit tim ishte nje emocion i teper i madh. Ishte shume bukur teksa shihje te tjeteret duke duartrokitur per ty. Ishte nje nate madheshtore me shume atmosfere. -Normalisht ne e dime tashme qe ti e ke zerin te trashiguar nga babai yt dhe jemi te sigurt qe ai ju mbeshtet... Po persa i perket pjestareve te tjere te familjes? Po eshte e vertete. Babi ime me jep nje perkrahje te madhe dhe une jam shume krenare qe do ndjek hapat e tij dhe sigurisht mendoj qe edhe ai ndjehet krenar per kete gje. Kjo ishte aryeja , te bej familjen time krenare. Gjithashtu edhe pjestaret e tjere te familjes me mbeshtesin shume , por me se shumti eshte babai. - Perveç muzikes eshte diçka tjeter qe te pelqen ta besh? Pervec muzikes me pelqejn shume gjera, me pelqen shume te lexoj, te kaloj kohe me shoqeri, poashtu nje nga hobit e mi eshte edhe piktura. - Si mund te na perkufizosh me nje fjale ''artin''? Per mua arti eshte nje gje qe i jep ngjyre jetes, bota pa art do te ishe bardh e zi. - Muziken dhe te kenduarit e sheh si profesion qe te ndihmon me financa apo nje gje qe e ben per qejf? Tani per tani, muziken dhe te kenduarit e shoh si diçka qe e bej per qejf, me vone do ta shoh edhe si profesion qe te jep financa, pse jo. - A keni ndermend te beni ndonje kenge te re? Tani synimi im me i madh esht shkolla me vone do te vij me kenge te reja. Nuk do te ju zhgenjej. Ju falenderoj edhe nje here per kete interviste. Ju pershendes te gjitheve!!!
Egzona je shum e talentume :) Keep going :) You have a wonderful voice ^_^
ReplyDeleteje e mrekullushme, ! vazhdo kshu
ReplyDelete