Friday, October 4, 2013

Jozefina Simoni, Në artin e vertetë ekziston vetëm shpirti.

Te gjithe besoj qe e mbani mend Jozefinen e The Voice. Vajzen qe  ua rrembeu zemrat ne menyre te menjehershme njerezeve. Ajo vjen ne AlbaMAGAZINE me nje interviste ekskluzive...

-Pershendetje Jozefina! Ne rralle te pare faleminderit shume qe pranove ftesen tone nga stafi i Alba Magazine! 

Pershendetje! Faleminderit dhe ju per ftesen tuaj!
- Si ka lindur deshira jote per te kenduar, per tu ngjitur ne skene dhe per te qene kengetare?
Deshira ka lindur  pernjeheresh  me mua. Kam kenduar gjithmone se me ka pelqyer dhe tani e kam ndjekur kete rruge me seriozisht.
- Me pak fjale çfare do te thote fjala ''Art'' per ty?
Art per mua eshte çdo gje e bere me shpirt.
- Si mendon, a ekzistojne ne art prapesirat?

Ne artin e vertete ekziston vetem shpirti, ndjenjat, pastaj aty ku ka prapesi nuk ka art.
-Si eshte te jesh pjese e ''The Voice'' dhe si eshte qe ta shohesh ''The Voice'' si spektatore? A keni akoma kontakt me tranjeren tende?Te jesh pjese e ''The Voice'' eshte nje enderr e vertete,per ate qe di ta jetoj,dhe pastaj ta shohesh ''The Voice'' si spektatore eshte nje kenaqesi e madhe. Po sigurisht. Sigurisht qe kam akoma kontakte me Almen. E kam takuar dhe do e takoj perseri.
-Ke pritur me shume nga ky kompeticion ne krahasim me aq sa te ka dhene?

Gjithmone duhet te japesh shume qe te marresh diçka, dhe gjithmone merr me pak se sa jep. Une ne ''The Voice'' kam marrur aq sa me eshte dashur dhe jam e kenaqur.
-Kohet e fundit ke filluar te kendosh neper lokale ne qytetin e Shkodres, çfare muzike po praktikon me se shumti?Me vellain kam kendur vetem dy here. Tani do filloj me nje ''band'' dhe ju premtoj  qe do vije nje Jozefine   shume serioze dhe priten shume gjera te bukura.Une praktikoj dhe i kendoj te gjitha kenget moderne te kohes, por gjithashtu edhe ato nga te vjetrat si jazz, blues, etj...
-Ke ndonje plan per te ardhme?
Nuk do te them asgje se jam ne pune e siper, por qe kam plane dhe shpresoj qe do dalin shume mire.

No comments:

Post a Comment