Saturday, April 20, 2013

Blerim Shala : I kushtoj teper vemendje pamjes se jashtme....

Photo by : Labinot Bajgora
Blerim Shala 2013 (C)
INTERVISTE ME MODELIN BLERIM SHALA


- Blerim ne rralle te pare te falenderojme shume per pranimin e fteses per tu intervistuar ne Blogger-in MW MAGAZINE !
Ju falenderoj edhe une per ftesen tuaj! Ishte nje kenaqesi te intervistohesha nga nje Blogger kaq te njohur si MW MAGAZINE!
-Ti tashme je fillestar ne fushen e modes , dhe sigurisht ke perkrahjen e shume njerezve. Cili ka qene personi qe te ka perkrahur me shume dhe te ka angazhuar me shume qe te hysh ne fushen e modelizmit ?
Ne rralle te pare kam patur mbeshtetjen e familjes sime qe e pershendes shume por gjithashtu edhe perkrahjen e shoqerise sime. Do doja shume te veçoja njerin nga shoket e mi me te ngushte Maksim Gjokaj i cili me ka ndihmuar ne çdo moment , me ka thene fillimisht qe kisha shume talent ne modelizim dhe pas kesaj ai kembengulte shume derisa nje dite vendosa qe ti hyj kesaj aventure.


-A i kushton shume vemendje pamjes suaj se jashtme ?
Normalisht qe i kushtoj jashtezakonisht shume pamjes sime se jashtme. Si çdo model duhet te jesh teper i angazhuar pas pamjes se jashtme pasi duhet te terheqesh nje pjese te mire te estrades.Pamjes se jashtme une i kam kushtuar teper vemedje edhe para se te filloja te modeloja, dhe tani qe kam nje pune te tere per te bere sigurisht duhet ti kushtoj shume kohe.
-A jeni tip social ?
Jam shume  i shoqerueshem. Kam shoqeri te mire dhe me te vertet ndjehem shume mire me ta.
-Si lindi deshira per tu bere model ? 
Kete gje e thashe edhe me perpara. Nuk isha une ai qe enderroja qe ne fillim te behesha model por duke qense se shoku im e  shihte si nje alternative te mire qe une te behesha model fillova ta pelqeja pavarsisht se ishte me pak me shume kembengulje nga ana e Maksimit.
-Ke ndonje profesion tjeter qe ben pervec modelizmit?
Per momentin nuk mund te them se jam i profesionur edhe ne fushen e modelizmit pasi siq e theksuat dhe vete qe jam fillestare dhe per kete une jam nje tip qe nuk mburrem shume. Normalisht jam edhe ne shkollen e menaxhimit. Nje pjese e mire e dites harxhohet duke studiuar pasi menaxhimi eshte nje pune kerkuese dhe teper e veshtire.
-Fillimisht do doje te njiheshe ne Kosove , Shqiperi dhe Maçedoni? Apo edhe ne vende te tjera Ballkanike , Europiane apo Boterore ?
-Une tani sapo jam futur ne kete fushe dhe normalisht do doja shume qe te njiheja ne Shqiperi , fillimisht dhe pastaj ne te gjitha vendet e tjera Boterore. Kam ne plan qe te realizoj nje set fotografik me Fadil Berishen por do e shof dhe sa jam i kerkuar ne kete pune.
-Ne bote ka shume model te njohur dhe teper te talentuar. A do doje te ndiqje hapat e ndonjerit prej tyre ?
Po me te vertete ka shume model te talentuar dhe une me gjithe zemer do doja te isha nje prej tyre. Jane shume qe me pelqejne pra normalisht qe do doja te ndjekja hapat e tyre.
-Do hiqje dore nga modelizmi per arsye te ndryshme personale ?
Nuk eshte se nderhyjne shume problemet personale ne punen tende. Ne qofte se do te bente me familjen time dhe shoqerine do te hiqja dore perfundimisht nga modelizmi.

No comments:

Post a Comment