Sunday, April 21, 2013

Maksim Gjokaj : ''Jam peshk i mesem ne gazetari ''

Interviste me gazetarin Maksim Gjokaj....

Ne rradhe te pare Maksim te falenderojme shume per pranimin e fteses qe te intervistoheshe nga Blogger-i yn MW-MAGAZINE!
Le te mos humbim kohe dhe te vazhdojme me pytejet e pergaditura me ty....
-Ti ke qene gazetar edhe ne Shqiperi ku ke prezantuar emisionin ''Kape Kengen '' per shume vite me rralle dhe tani je ne Kosove.Cila ishte arsyeja e transferimit ne Kosove pasi ne Shqiperi kishe nje pune shume te mire ?
Po eshte e vertete, por para se te isha ne Tv Lesha nen drejtimin e emisionit ''Kape Kengen '' kam qene edhe ne Top Media ne nje periudhe 8-mujore ne ''My Music''.Ne Kosove jam kthyer pasi ne kete vend kam perfunduar me sukses Shkollen e Larte te Gazetarise dhe keshtu u mesova kendej dhe rrenjet ne gazetari dhe ate te botes se medias ishin me te thella dhe me terhoqen perseri ku kam nje kontrate te mire dhe puna ecen ashtu si duhet , gjithmone me hapa te sigurt.

-Duke qene se ke filluar pune ne Kosove , ku ndjehesh me mire , ne Kosove apo ne Shqiperi ? A ishte e veshtire te ambjentohesh ne shtetin Kosovar?

Ndjehem shume mire ne Kosove siç thashe dhe menyren se si u ambjentova ketu , pasi ''peshqit e medhenj'' te mire apo jo ne Shqiperi nuk te lene , ndersa kendej mendoj se jam ''peshk mesatar '' ne boten e gazetarise. Ne fillim ishte teper e veshtire por tani me duket se eshte e njejte. Jemi nje komb.

-Te merremi pak me jeten tende personale... Familja jote jeton me ty ne Kosove apo ajo eshte e vendosur ne Shqiperi ?

Jo , familja ime jeton ne Shqiperi ne Laç, ndersa une jetoj kendej dhe sigurisht jam ne kerkimin e nje vajze idela per te krijuar edhe une familjen time , por sigurisht edhe shume i dashuruar pas profesionit tim.

-Je shume social ? A i kushton shume kohe shoqerise duke qense ke dhe nje agjende teper te zene?

Mundohem...E ta dini ju se sa e sa artista kane kaluar neper shkrimet dhe moderimin tim , por jam aq shume social saqe ndonjehere harroj edhe te ushqehem per vete , por nje dite apo nje tjeter do ta fitojme ate rrespektin qe nganjehere ne gazetareve na mungon nga personat V.I.P... Dua te kujtoj nje ndodhi qe me ka gezuar shume : ''Kam qene ne nje pub ne Prishtine , dikush nje personazh i muzikes qe nuk me kishte takuar kurre , pro kur ishte ne nje Talent Show jashta une shkruaja per te dhe kisha zhvilluar nje interviste , e shoh qe vjen dhe me thote : -Doja thjesht te te pershendesja dhe te te thoja faleminderit''! Nuk e ke idene se sa jam gezuar.

-Gazetaria eshte profesioni yt dhe mund te themi qe ne kete fushe je teper i talentuar.A kishte ndonje profesion tjeter qe dominonte me shume se gazetaria ? Ketu mund te flasim edhe per deshirat.

Ne fakt kur une isha i vogel me ane te nje radioje te vogel , ndiqja çdo fund vit ne ato vite qe i vetmi festival ekzistonte qe eshte ''Festivali i RTSH-se '' , dhe madje imitoja spikerin.Ne lagjen time ndodheshin disa bunkiere dhe une beja shfaqje me shoket apo shoqet e vegjel te lagjes sime.Por ne adoloshence si shume adoloshente te tjere kam patur shume deshira.Disa nga ato deshira ishin muzike , pro sportit pra voleyboolli por siç duket te gjitha keto i dominoi gazetaria dhe moderimi. Kjo fushe qe ndihem shume mire dhe shume krenar per punen e palodhshme qe une po bej.

-Ti tashme je ne ''Celsin Muzikor 7'' per te tretin vit rrallazi ne rolin e moderatorit. Cfare e ben te veçante kete eksperience dhe a ka ndonje ndryshim ''Celsi i sivjetshem'' me ata te kaluarit ?

Po eshte e vertete qe edhe kete vit organizatoret me kane besuar mua prezantimin dhe skenarin e festivalit me te madh ne Kosove siç eshte ''Celsi Muzikor '' me edicionin  e 7-te.Cdo vit ka ndryshime , kane nisur dhe netet garuese. E veçanta eshte se ne kete festival konkurojne artist nga te gjitha trevat Shqipetare dhe ata qe jetojne jashte , pro jo vetem muzika moderne por edhe ajo popullore.Këtë vit pasha e prezantimit ka qenë vetëm e imja, dhe sipas disa zërave dhe producentit Zico ka shkuar mirë. Unë jam një tip që ose duhet të jetë dikush , ndosnjë vazjë që më përshtatet, ose më mirë ia them vetë. Ndërsa në natën finale që do të jetë në mesin e muajit Maj, mendohet të mos jem vetëm por me një femër, me cilën ta shohim dhe e di se stafi po mendon nje natë vërtetë Gala. Të gjitha mediat do të ftohet dhe besoj se edhe ju mund ta përcillni edhe online. Ju falenderoj!









No comments:

Post a Comment