INTERVISTE ME DONALD BRAHO
-Donaldo , ne rralle te pare te falenderojme per pranimin e fteses qe te intervistoheshe nga Blogger-i MW-MAGAZINE!
-Kenaqesia ishte e imja dhe ftesen e kam pranuar me shume kenaqesi!
- Le te vazhdojme me pyetjet...
Ne cilen moshe ke filluar te modelosh ?
Shkrepjet e para profesionale kane qene rreth moshes 15 vjec, dhe po rreth kesaj moshe kam nisur modelingun.
-Ndonje profesion tjeter qe do doje te beje pervec modelizmit?
Me pelqejne shume edhe disiplina te tjera te artit. Kam bere styling disa here. Ne te ardhmen do vij pak me ndryshe. Ngelet per tu pare.
-Me ke profesionist ke bashkepunuar qe te beheshe model?
Me emra pafund. Shqiptare dhe te huaj.
-Ke nenshkruar akoma ndonje kontrate me ndonje kompani modelizmi per reklamin e produktit te saj ?
Po kam bere disa. Per momentin jam off.
- Synimet tuaja jane vetem per ne shtetin Shqipetar apo edhe jashte?
Edhe per jashte sigurisht, por jo me si model.
- I kushton shume vemendje pamjes se jashtme?
Sigurisht qe po. Ana estetike eshte shume e rendesishme. I kushtoj rendesi sepse me ben te ndihem mire me veten.
- Je tip i shoqerueshem?
Mjaftueshem, per te mos thene me shume sec duhet.
- Ke gjithmone kohe qe te dalesh per nje kafe apo dicka tjeter ?
Jo dhe aq.
Koha ime i dedikohet me se shumti punes.
Jam i angazhuar me Supermodel of Albania qe organizohet nga Joni Peci Fashion Group si dhe organizimeve dhe puneve pafund te po kesaj agjensie.
Se fundmi kam kaluar ne pozicionin e photo editor-it tek revista OK!, nje media e shkruar, ndryshe dhe te them te drejten argetohem vetem fundjavave.
- Je lodhur ndonjehre nga puna si model saqe ndonjehere te ka shkuar ndermend te heqesh dore nga modelizmi ?
Jam lodhur te them te drejten, ne Shqiperi lodhesh pothuajse nga gjithcka, por dore nuk heq. Eshte profesioni im i pare.
- Cfare te ka shtyre te behesh model ?
Ndjesia qe kam patur qe i vogel dhe mendimi se kam lindur per te qene i tille.
- Mendon qe je aq i afte sa te dominosh edhe me super modela te tjere Shqipetar? A mendon se Shqiperia ka nevoje per nje model si ti?
Kush tha qe nuk jam me i miri?! Kete e kane gjykuar profesionistet ketu, dhe mendoj qe kam sjelle risi. Dhe a ke ndjere rivalitet ndonjehere ne profesionin e ben? Asnjehere, cdo yll ka ndricimin e vet. Dikush shkelqen me pak, dikush me shume. Ky eshte realiteti.
- Nga 1- 10 sa mendon se je i afte? 10.
TE GJITHA TE DREJTAT E KESAJ INTERVISTE I KA VETEM ©|MW-MAGAZINE| 23.Prill.2013
No comments:
Post a Comment