E njohin të gjithë si Liri Joli, por në fakt emri i tij i vërtetë është Lirim Qunaj. Është një artist i cili jeton në Zvicër, por origjina e tij dhe vendlindja është Prizreni.Nëse artistët shqiptarë do të këndojnë në Zvicër shumë prej tyre janë rregulluar dhe zbukuruar nga duart e arta të Lirit. Dikush do të thotë, sidomos vajzat që është shumë simpatik, e në fakt e vërtetë pasi ai ka qenë edhe model dhe ka punuar me disa agjensi mode në Zvicër.Ai shpesh herë ka qenë imazh në koleskionet e vjeshtës, madje ka marrë edhe cmime në vitin 2008, cmimin e dytë dhe në 2009 atë të parin ku është vlerësuar edhe nga juria e përbërë dhe nga më e bukura e Zvicrës Bianca Sissing.Fiziku dhe simpatia e tij ka rënë në sy duke u ftuar për të qenë model për qendrën e njohur “SurseePark” dhe për “DOBI Beaty Markt”. Tashmë profesioni i tij më i dashur është ai i Hair & Make up artist, dhe ka 4 vite që e ushtron me shumë passion dhe e bën për mrekulli.Ndërsa Liri na tregon se VIP-at që ai rregullon janë në shumë raste të bukur nga natyra, por ‘make up’ mund të ndryshojë njeriun në tërësi. Tani djaloshi simpatik ka gati të hapë sallonin e tij të cilin e ka pagëzuar “Star of Beauty by Liri”
No comments:
Post a Comment